Neymar i jep fund karrierës me Brazilin

0%

Shpërndaje në: Neymar ka thënë pas humbjes nga Norvegjia se periudha e tij te Brazili ka përfunduar. Brazili u mposht 2:1 nga Norvegjia në 1/8 e finales. “Jam munduar”, ka thënë Neymar. “Kam nisur këtu dhe po e përfundoi në këtë stadium. Tani ka përfunduar”, ka shtuar 34-vjeçari.

Ai luajti ndeshjen e parë për Brazilin më , në miqësoren ndaj SHBA-së në stadiumin “MetLife”, ku Brazili u eliminua nga Norvegjia. Ndaj Norvegjisë shënoi nga pika e bardhë në minutat e fundit, pasi u aktivizua si zëvendësues. Për shkak të një lëndimi, Neymari luajti vetëm në dy prej pesë ndeshjeve të Brazilit në Botëror.

I vlerësuar lojtari më i mirë i Brazilit për më shumë se një dekadë, Neymari është penguar goxha shumë nga lëndimet në vjetët e fundit. Dhe përfaqësuesja e Brazilit tani po kalon një periudhë tranzicioni me gjeneratën e re që po del në skenë. Neymari shpërtheu në lot pas përfundimit të ndeshjes dhe eliminimit të Brazilit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha