Moti sot: Temperatura deri në 30°C

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën, më , do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat vende-vende mund të sjellin ndonje rigë lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 26 deri në 30°C.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s”- thuhet në njoftim. Instituti njofton se kjo javë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik, me mëngjese të freskëta dhe ditë të ngrohta.

Të hënën dhe të martën (06 dhe ) ka mundësi për riga lokale shiu kryesisht të izoluara. “Në përgjithësi, kushtet meteorologjike do të mbeten të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve të përditshme dhe punimeve sezonale në bujqësi”- vazhdon njoftimi. Kushtet agrometeorologjike gjatë kësaj jave do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Temperaturat e moderuara dhe vlerat relativisht të ulëta gjatë natës do të krijojnë kushte të mira për rritjen dhe zhvillimin e kulturave pranverore, perimeve dhe pemëtarisë. Reshjet e lehta lokale të parashikuara të mërkurën () pritet të freskojnë shtresën sipërfaqësore të tokës, megjithëse në shumicën e rajoneve nuk do të jenë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat ujore të bimëve.

Për këtë arsye, rekomandohet vazhdimi i ujitjes, sidomos në kulturat perimore dhe sipërfaqet e mbjella në toka me kapacitet më të ulët për mbajtjen e lagështisë. Në shumë rajone të Kosovës kanë filluar korrje-shirjet e grurit.

Kushtet e motit gjatë javës do të jenë kryesisht të përshtatshme për zhvillimin e këtyre punimeve, me ndërprerje të mundshme vetëm lokalisht të mërkurën (), për shkak të rigave të shkurtra të shiut. Instituti njofton se kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e popullsisë.

“Temperaturat e këndshme gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, si dhe mungesa e vapës ekstreme, do të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve. Personat me sëmundje kronike pritet të kenë më pak shqetësime krahasuar me periudhat me temperatura të larta”- theksohet në njoftim.

Gjatë ditës rekomandohet hidratim i rregullt dhe shmangia e ekspozimit të panevojshëm në rrezet e diellit gjatë orëve me intensitet më të lartë të rrezatimit UV.

Burimi: Kallxo