Nëntë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë për mashtrim me tatime

0%

Shpërndaje në: Të paktën nëntë persona janë arrestuar të mërkurën në aksionin e Prokurorisë Speciale, kundër krimit të organizuar. Në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria, thuhet se bashkë me Policinë e Kosovës dhe në asistim të Doganës e Administratës Tatimore, janë kryer kontrolle në 21 lokacione.

Bëhet e ditur se të arrestuarit ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kanë paraqitur dokumente të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës. “Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore.

Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin, 301 euro në kartëmonedha prej dy eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Hetimet thuhet se kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale: shpëlarje e parave, kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi.

Burimi: Koha