Një burrë dhe një grua me shtetësi të huaj kanë raportuar në Policinë se Kosovës se dje me u janë grabitur para nga persona të panjohur në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, derisa kanë qenë në një parking, 5-6 persona të dyshuar, dy prej tyre me thikë, u kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar. Rasti vazhdon të jetë nën hetime.
Burimi:
Kallxo
