“Në SHBA, para së të bëhem Kryeministër”, Berisha: Protesta duhet të fitojë

0%

Në komunikimin me qytetarët në rrjetet sociale, Sali Berisha rikonfirmoi mbështetjen e tij për protestën qytetare, si dhe sulmoi kryeministrin Edi Rama për qëndrimin ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së. Ai foli edhe për shpalljen non grata të një protestueseje, pasi ajo kishte një fotografi me ish-presidentin iranian, për të cilin Berisha tha se ishte takuar edhe Edi Rama.

“Thirrja ime është për çdo demokrat e demokrate, për çdo shqiptare dhe shqiptar, kudo që ndodhet, në Shqipëri apo në diasporë, që të mbështesë protestën e të rinjve shqiptarë si shpresa më e bukur për shqiptarët, Shqipërinë dhe të ardhmen e vendit. Rama u rikthye në gjenin e tij.

Çdo ditë dhe çdo natë kalon nga bota digjitale në botën e errët të policisë sekrete shqiptare”, tha Berisha, përcjell A2 CNN. “Shpall non grata një zonjë vetëm pse kishte një fotografi me Ahmedinexhadin. Më lejoni t’ju tregoj diçka.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kam qenë kryeministër kur shërbimet partnere më informuan se Edi Rama kishte shkuar në Teheran dhe ishte takuar me Ahmedinexhadin, ndërsa Erion Veliaj e kishte bërë atë rrugë disa herë. Nga verifikimet e organeve kompetente rezultoi se, të paktën në një rast, Rama kishte marrë pjesë në një takim të Internacionales Socialiste, të zhvilluar në Teheran.

Tahir Sinani, siç e dini, komandonte disa brigada në frontin e Pashtrikut, një nga frontet më të nxehta të luftës në Kosovë. Edhe ato dokumente i ka nxjerrë Edi Rama dhe kanë dalë vetëm me urdhër të tij nga Arkivi i Shtetit. Ky është shteti i pabesë, shteti që ndaj luftëtarëve të lirisë përdor standardin e Vuçiqit”.

I pyetur se kur do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha u shpreh se nuk do të presë të bëhet kryeministër për ta bërë këtë. Pyetje: “Kur do të shkoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për inat të Ramës?” Sali Berisha: “Faleminderit. Nuk them se do të shkoj vetëm pasi të fitojmë zgjedhjet, si kryeministër. Do të shkoj edhe më parë, natyrisht në momentin e përshtatshëm.

Unë jam në opozitë dhe mund të shkoj për të marrë pjesë në një konferencë”.

Burimi: Telegrafi