Në Rusi është kthyer sërish vëmendja te Mirlind Daku

0%

Në Rusi është kthyer sërish vëmendja te Mirlind Daku. Një lajm ku tregohej për interesimin e Spartak Moskës ndezi merkaton. Sulmuesi i Rubin Kazan ka vuajtur jo pak dëmtimet, megjithatë mbetet nga sulmuesit më efektivë të kampionatit rus. Sa i përket të ardhmes së Dakut, CEO i Rubin Kazan ka vendosur të flasë.

Aleksandër Aibatov si drejtor i përgjithshëm tregon se nuk ka oferta zyrtare për Dakun. Për më tepër, klubi po i bën llogaritë me të për të ardhmen. “Nuk ka asnjë ofertë zyrtare për Dakun nga Spartaku apo ndonjë skuadër tjetër. Është lojtari ynë dhe po i bëjmë llogaritë me të”, u shpreh CEO i klubit për “SE”.

Burimi: Bota Sot