Në Komunën e Mitrovicës janë nënshkruar 100 kontrata për punë praktike me pagesë, të dedikuara për të rinjtë e moshës 16 deri në 24 vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili ka theksuar se kjo nismë u ofron të rinjve mundësi të parë të përfshirjes në tregun e punës dhe zhvillimit profesional. “100 kontrata, 100 mundësi, për 100 të rinj.
Sot nënshkruam 100 kontrata për punë praktike me pagesë për të rinjtë e moshës 16 deri në 24 vjeç”, ka bërë të ditur Peci. Ai ka shtuar se për shumë prej të rinjve kjo përvojë përbën hapin e parë drejt njohjes me institucionet publike dhe zhvillimit profesional.
“Për shumë prej tyre, kjo është përvoja e parë në një vend pune, hapi i parë drejt një mundësie për të mësuar e për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të parë nga afër se si funksionojnë institucionet publike”, ka deklaruar ai. Në fund, kryetari Peci u ka uruar suksese pjesëmarrësve në këtë program praktik. “Suksese secilit prej jush!
Mësoni sa më shumë dhe shijojeni këtë rrugëtim”, ka përfunduar ai.
