Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar se është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë për konsumatorët në fshatrat Shipashnicë e Epërme, Kopernicë dhe Kolloleq të Komunës së Kamenicës. Sipas njoftimit të KRU “Hidromorava”, ndërprerja ka ardhur si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në stacionin e pompimit në Kopernicë.
“Ju njoftojmë se, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në SP Kopernicë, është ndërprerë furnizimi me ujë në fshatin Shipashnicë e Epërme, Kopernicë dhe Kolloleq, Komuna e Kamenicës”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
KRU “Hidromorava” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet deri në orën , ndërsa për çdo ndryshim apo informacion shtesë konsumatorët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
