Nafta shtrenjtohet sërish, publikohen çmimet e reja të derivateve

0%

Ministria e Industrisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, duke njoftuar për një tjetër rritje të çmimit të naftës. Sipas vendimit të ri, një litër naftë do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.44 euro , që është 1 cent më shumë krahasuar me ditën e djeshme, kur kushtonte 1.43 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.37 euro për litër , ndërsa gazi (LPG) do të shitet me çmim maksimal prej 0.61 euro për litër . Çmimet e derivateve publikohen çdo ditë nga Ministria e Industrisë dhe vlejnë për 24 orë, në përputhje me vendimin për rregullimin e përkohshëm të tregut të naftës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com