Edhe gjatë ditës së sotme, litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.39 euro. Me të njëjtin çmim, nafta është shitur edhe gjatë së mërkurës. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), litri I benzinës kushton një centë më shtrenjtë në krahasim me dje, 1.36 euro. Ndërkaq, çmimi i gasit mbetet i njëjtë, 0.68 euro.
Burimi:
Bota Sot
