Mustafa kritikon Muratin: Po mburret me stagnimin ekonomik, jo me

0%

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa ka kritikuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për deklaratat e tij lidhur me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për rritjen ekonomike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tha se Murati po e paraqet si sukses një parashikim që, sipas tij, dëshmon mungesë ambicieje për zhvillim ekonomik. “Hekuran Murati po mburret me stagnimin ekonomik. Sot ai iu referua një raporti që parashikon se rritja ekonomike e Kosovës do të rritet nga 3.5 për qind këtë vit në vetëm 3.95 për qind deri në vitin 2031.

Kjo nuk është arsye për t’u mburrur. Kjo tregon se kjo qeveri nuk ka ambicie për zhvillim,” ka shkruar Mustafa. Sipas tij, norma e parashikuar e rritjes ekonomike është më e ulët se ajo që Kosova kishte para ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Murati vlerëson raportin e FMN-së: Kosova ndër ekonomitë me zhvillimin më të shpejtë në Evropë “Kjo normë është më e ulët se rritja ekonomike që Kosova kishte para ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet dhe është larg asaj që i duhet vendit për ta ndryshuar realisht jetën e qytetarëve,” u shpreh ai.

Mustafa kritikoi edhe politikat ekonomike të Qeverisë, duke thënë se në vend të krijimit të kushteve për investime dhe zhvillim, ekzekutivi është fokusuar në masa sociale. “Në vend të politikave që tërheqin investime, rrisin prodhimin dhe krijojnë vende pune që paguhen mirë, kjo qeveri është përcaktuar ta administrojë varfërinë përmes ndihmave që jepen kohë pas kohe.

Me këtë qeveri, nuk pritet zhvillim,” përfundoi Mustafa. Reagimi i tij vjen pasi ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, vlerësoi raportin e FMN-së, sipas të cilit Kosova pritet të jetë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë gjatë viteve të ardhshme.

Burimi: Telegrafi