Dronët dhe vetë teknologjia e luftimit në distancë përfaqësojnë “një ndryshim revolucionar në teknologjinë e luftës”, tha Volodymyr Zelenskyy në samitin e NATO-s në fillim të fjalimit të tij. Pothuajse 28,000 ushtarë rusë u eliminuan nga Ukraina në qershor, me “shumicën dërrmuese” të goditur nga dronë, thotë presidenti i Ukrainës.
“Sinqerisht, ne nuk krenohemi me këtë”, shtoi ai, transmeton Telegrafi. Lufta në Ukrainë ‘po lëviz drejt qiellit’, thotë Zelensky Zelensky thotë se Ukraina gjithashtu ka rritur shkallën e përgjimit të dronëve rusë në më shumë se 90%. “Me gjithë respektin e duhur, asnjë vend tjetër nuk ka aftësinë për t’u mbrojtur kundër dronëve sulmues në këtë shkallë”, shtoi ai.
“Realiteti i kësaj lufte na detyroi ta ndërtojmë atë, dhe sot, ne mbrohemi kundër qindra sulmeve me dronë, çdo ditë e natë”, theksoi ndër tjera.
