Pas transferimit të Denzel Dumfries, Ibrahima Konate, Marc Cucurella dhe Bernardo Silva, objektivi i radhës i Real Madridit është Enzo Fernandez. Para se të provohet transfeirmi i yllit argjentinas, Jose Mourinho ka për detyrë të “spastrojë” ekipin nga lojtarët që nuk i sheh të nevojshëm për projektin e tij.
Sipas Onda Cero, Moutinho ka dyshimet e tij për të paktën tre lojtarë: mesfushorët Eduardo Camavinga dhe Franco Mastantuono, dhe sulmuesin Gonzalo García. Trajneri portugez është i vetëdijshëm se duhet të zvogëlojë madhësinë e skuadrës, por gjithashtu nuk dëshiron të marrë vendime të nxituara dhe të “heqë qafe” lojtarët që mund t’i mungojnë në të ardhmen.
Interesi nga klubet e tjera për tre lojtarët në fjalë është shumë i madh, por për momentin Mourinho nuk ka vendosur ende për fatin e tyre dhe është në dilemë.
