Motrat binjake, kampione të Kosovës

0%

Motrat binjake, Loresa e Anesa Zogaj, po tregojnë lojëra cilësore dhe së fundi dolën kampione të Kosovës në beach volley. Motrat volejbolliste, anëtare të klubit Feronikeli nga Drenasi, po mahnitin me paraqitjet e tyre. Një sukses i madh i motrave binjake, që synojnë edhe më shumë në të ardhmen jo vetëm në Kosovë. \“Urime Kampioneve të Kosovës!

Me krenari të madhe, KV Feronikeli i uron dy vajzat tona të mrekullueshme për suksesin e jashtëzakonshëm, duke u shpallur Kampione të Kosovës në Beach Volley. Jemi shumë krenarë që kemi binjake në klubin tonë, të cilat me punën, talentin dhe përkushtimin e tyre arritën të ngjiten në majën e volejbollit në Kosovë.

Ky sukses është krenari për to, për familjet e tyre dhe për gjithë KV Feronikelin. Ju urojmë nga zemra shumë suksese edhe në të ardhmen, shëndet dhe sa më shumë trofe. Vazhdoni të na bëni krenarë dhe ta përfaqësoni denjësisht KV Feronikelin dhe Kosovën. Urime kampione! Jemi krenarë që ju kemi pjesë të KV Feronikeli! Suksese pafund!” , shkruan në faqen e klubit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot