Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë që do t’i përgjigje pozitivisht ftesës së Albin Kurtit për takim. “Unë sot kam marrë një letër ftesë për takim me kryetarin e LVV-së, z. Kurti, në formatin 1+1. Pra, këtë here do të takohemi 2 me 2 dhe do ti përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, ka thënë Abdixhiku.

Gjini e refuzon Kurtin: Aleanca nuk sheh nevojë për takim, kushtet për zhbllokimin e institucioneve mbeten të njëjta “Do ta bëj publike për gjithë vendin që ky është komunikimi i parë që kemi pasur deri tani. Ky është komunikimi i parë zyrtar që kemi pasur pas përfundimit të zgjedhjeve”, tha ai.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Abdixhiku, tha se kohën e takimeve do ta aranzhojnë ekipet përkatëse. “Besoj që kohën e takimeve do ta aranzhojnë ekipet tona. Por, ky le të jetë një takim i parë. Do të provoj të takohem edhe me liderët e partive tjera politike”, tha Abdixhiku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I pyetur nëse LDK-ja do të insistojë që ta ketë presidentin, pasi partia garoi me ish-presidenten Vjosa Osmani për këtë post, Abdixhiku tha se në këtë fazë nuk do të flasin për emra. Ai se është e rëndësishme të shmangen zgjedhjet e reja.

Burimi: Telegrafi