Moti këtë fundjavë, i qëndrueshëm dhe i favorshëm për bujqësinë

0%

Në fundjavën e 4 dhe 5 korrikut 2026, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të shtunën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 25°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore. Të dielën, parashihet mot me diell dhe intervale me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 12°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 24 dhe 27°C. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior.

Sipas kushteve agrometeorologjike, moti i parashikuar do të jetë përgjithësisht i favorshëm për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe kryerjen e punëve sezonale në ara, pemishte dhe vreshta. Temperaturat e përshtatshme dhe mungesa e reshjeve do të mundësojnë zhvillim normal të bimëve. Ndërkohë, korrja dhe shirja e grurit kanë filluar në shumicën e rajoneve të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kushtet e motit gjatë kësaj fundjave pritet të jenë të favorshme për zhvillimin pa pengesa të këtij procesi. Fermerëve u rekomandohet që korrjen ta organizojnë gjatë orëve me lagështi më të ulët të ajrit, si dhe të sigurojnë tharjen dhe ruajtjen e duhur të grurit pas korrjes, për të ruajtur cilësinë e prodhimit dhe për të shmangur humbjet gjatë magazinimit.

Burimi: Bota Sot