Mot i paqëndrueshëm sot, priten reshje shiu e stuhi lokale

0%

Shpërndaje në: Këtë të mërkurë, më 1 korrik, vendi do të përfshihet nga mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona të izoluara ekziston mundësia e paraqitjes së breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme, ndaj qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë zhvillimit të këtyre kushteve atmosferike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha