Mohamed Salah në vend të Raphinha-s?

0%

Në fund të sezonit të kaluar, Mohamed Salah zyrtarizioi largimin nga Liverpool, një vit para përfundimit të kontratës. Deri tani ende nuk është zbuluar destinacioni i ri i egjiptianit, i cili për momentin është i fokusuar totalisht te Kupa e Botës. Për Salah ka interes të madh brenda Europës, por edhe jashtë saj, sidomos në Arabinë Saudite. Klubi më interesuar duket Al-Hilal.

Duke qenë se transferimi i objektivit të tyre kryesor, Raphinha, duket shumë i komplikuar, klubi saudit është hedhur i gjithi në sulm ëpr yllin egjiptian. Sport zbulon se Barcelona nuk e mendon shitjen e Raphinha-s këtë verë, ndaj Al-Hilla ka kthyer vëmendjen nga Salah, për dy arsye. Së pari, transferimi i tij do të ketë një kosto më të ulët.

Së dyti, do të jetë një transferim më pak i komplikuar sesa do të ishte ai i Raphinha-s.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot