Mitrovicë e Jugut: Një 25-vjeçar gjendet pa shenje jete në banesë

0%

Të dielën, më , në një banesë në Mitrovicë të Jugut është gjetur pa shenja jete një 25-vjeçar. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Kallxo.com bëri të ditur se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor, derisa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Sot, rreth orës , Policia ka pranuar informatën se në një banesë në Mitrovicën e Jugut, është gjetur pa shenja jete një mashkull, 25-vjeçar. Me urdhër të Prokurorit, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, ka bërë të ditur Zahiti. Rasti po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Burimi: Kallxo