Nga: Shaban Maxharraj Shpërndaje në: Me më shumë se dhjetë mostra të analizuara që peshojnë mbi 1 milion euro, dëshmohet se Ministria e Kulturës nuk ka sistem funksional monitorimi për paratë që jep. Kësisoj, shpenzimet mbesin të paarsyetuara, e avancet mbesin ende të hapura.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur edhe tejkalim kontratash, a në armatën e konsulentëve ka të angazhuar edhe vozitës.
Rasti i restaurimit prej 7 milionë eurosh të Teatrit Kombëtar është histori më vete, punimet është dashur të përfundonin në qershor, por gjendja në terren është ende larg Mosarsyetimi i shpenzimeve për subvencione, tejkalimi i vlerës së kontratave, angazhimi i mbi 100 konsulentëve e vonesat në realizimin e punimeve të projekteve kapitale, janë disa prej gjetjeve të auditorëve në Ministrinë e Kulturës për vitin e kaluar.
Parregullsitë në atë që deri në fillim të këtij viti ishte Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dalin të jenë shumë më të mëdha. Por një numër i madh i shkeljeve janë bërë te projektet sportive.
Ministria e Kulturës është pajtuar me shumë prej gjetjeve në Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore për vitin 2025 Në Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, mosarsyetimi i shpenzimeve për subvencione rezulton Ministria me qëllim të përkrahjes së kulturës në përgjithësi, përveç tjerash, bën edhe subvencionimin e projekteve të ndryshme kulturore dhe sportive, për entitete publike apo atyre jopublike.
Bazuar në 11 mostra të shqyrtuara nga auditorët që si vlerë financiare peshojnë 1 milion e 814 mijë euro del se përfituesit e subvencioneve nuk i kishin dorëzuar me kohë raportet për arsyetimin e shpenzimeve, të cilat sipas marrëveshjeve do të duhej të ishin mbyllur deri në fund të vitit 2025 dhe, për më tepër, avancet figurojnë ende të hapura.
Pa monitorim, pa raporte shpenzimesh të subvencioneve Sipas auditorëve, kjo ka ndodhur si pasojë e funksionimit jo të duhur të sistemit të monitorimit të shpenzimeve të federatave nga MKRS-ja, si dhe mungesës së mekanizmave adekuatë që do të siguronin raportimin në kohë të projekteve të subvencionuara.
“Vonesat në arsyetimin e subvencioneve nga federatat dhe përfituesit e tjerë sipas afateve të përcaktuara në marrëveshjet e nënshkruara, e bëjnë të pamundur vlerësimin nëse janë arritur objektivat e ministrisë dhe nëse është arritur vlera për para.
Mosdorëzimi i raporteve dhe mungesa e arsyetimit për projektet e subvencionuara mund të ndikojnë negativisht në buxhetin e Ministrisë dhe të rrisin rrezikun e përdorimit të fondeve për qëllime të tjera nga ato të parapara”, shkruhet në Raport.
Rekomandohet se Ministria duhet të sigurojë që të gjitha projektet e subvencionuara arsyetohen në kohën e paraparë në përputhje me kërkesat e memorandumit, mbështetur me dokumente valide të parapara me rregulloren për subvencione. E, në rastet e mosarsyetimit të subvencioneve, të ndërmerren veprimet ligjore, siç parashihet me marrëveshjet përkatëse.
Në Raport ceket se Ministria e Kulturës është pajtuar me këtë gjetje. Tejkalim kontratash prej 800 mijë eurosh në 1.1 milion Gjatë verifikimit të kontrata që MKRS-ja ka në raport me shërbimet që merr për institucionet vartëse, auditorët kanë hasur në tejkalimi i vlerës së kontratës kornizë “Shërbimet e prodhimit të spoteve televizive dhe dokumentarëve për nevojat e MKRS-së”.
Raporti specifikon se kjo kontratë ka hyrë në fuqi më dhe përfundon më . Sipas kontratës, neni 4, çmimi total i ofertës do të jetë në vlerë financiare 800 mijë euro me mundësi që të shkojë 30 për qind me lartë se vlera ose më pak. Por auditorët kanë gjetur se janë realizuar pagesa në shumën totale 1 milion e 127 mijë euro.
“Si rrjedhojë, vlera e pagesave ka tejkaluar kufirin e lejuar të kontratës (duke përfshirë tolerancën +30%) për 87.520 €, ose 11%”, shkruhet në Raport.
Vetë auditorët më 2023 këtë kontratë e kishin cilësuar si dobësi në aplikimin e procedurave të prokurimit dhe kjo me arsyetimin e mungesës së kontrolleve të brendshme, përkatësisht nga menaxheri i kontratës, gjatë realizimit të kontratës kornizë.
“Mungesa e kontrolleve efektive në menaxhimin e kontratës, duke pranuar shërbime/furnizime përtej limiteve të lejuara me kontratë, ndikon në realizimin e pagesave jo sipas kontratës, shpenzime të paplanifikuara, duke ndikuar po ashtu në konkurrueshmërinë dhe transparencën lidhur me shpenzimin e fondeve publike”, shkruhet në Raport.
Auditorët kanë rekomanduar se Ministria duhet të forcojë mekanizmat e kontrollit të brendshëm për menaxhimin e kontratave kornizë, duke siguruar që shpenzimet të jenë në përputhje me vlerat kontraktuara, me qëllim të shmangies së tejkalimeve buxhetore dhe përdorimit efikas të buxhetit të saj. Sipas Raportit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit është pajtuar me këtë gjetje.
Armata e konsulentëve dhe shoferë për shërbime të veçanta Derisa kanë verifikuar punën vjetore të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, auditorët kanë gjetur se angazhimi i konsulentëve përmes procedurave të prokurimit për mbulimin e pozitave të rregullta është gjë që ky institucion e praktikon me të madhe.
Te kjo gjetje auditorët kanë cekur se Ligji për zyrtarët publikë përcakton se marrëveshjet me shërbime të veçanta lidhen sipas legjislacionit përkatës të prokurimit publik.
Në Raport shkruhet se sipas rregullave për prokurim të shërbimeve të veçanta, shërbimet e veçanta të cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit janë shërbime profesionale për të cilat autoriteti kontraktues ka nevojë, por të cilat shërbime nuk mund t’i plotësojë me stafin që ka.
“MKRS-ja, përfshirë edhe institucionet vartëse të saj, kishte të angazhuar nga viti 2023 dhe tutje gjithsej 137 konsulentë përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta, të realizuara përmes procedurave të prokurimit publik”, shkruhet në Raport.
Aty ceket se nga analiza e natyrës së angazhimeve është konstatuar se këta persona kanë ushtruar funksione që i përkasin pozitave të rregullta organizative, si zyrtarë administrativë, ligjorë, financiarë, të arkivit, IT, vozitës, si dhe profile të tjera profesionale si historianë dhe etnologë.
Përllogaritja që kanë bërë auditorët nxjerr në pah se Departamenti i trashëgimisë kulturore strehon numrin më të lartë të konsulentëve. Fiks 103 veta.
Në Departamentin e Kulturës strehohen 26, në atë të administratës qendrore, 4 aq sa ka edhe Departamenti i Sportit “Kjo kishte ndodhur për shkak të kontrolleve jo të duhura dhe mosaplikimit të drejtë të kërkesave ligjore”, konstatojnë auditorët.
Sipas Raportit, angazhimi i personelit për pozita të rregullta me kontrata për shërbime të veçanta përmes procedurave të prokurimit, ndikon në mospajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe në përzgjedhjen e stafit me përvojë dhe kualifikime jo adekuate për pozitat e caktuara.
Ministrisë i është rekomanduar të sigurohet që pozitat e rregullta të punës të përfshihen në planin e rekrutimeve dhe rekrutimi i tyre të bëhet përmes procedurave të rregullta të rekrutimit në përputhje me kërkesat ligjore. Edhe për këtë gjetje rezulton të jetë pajtuar MKRS-ja.
Paratë në xhirollogari, përfundimi i punimeve kurrkah Vonesa në realizimin e punimeve në projekte kapitale janë gjetur në disa mostra. Auditorët kanë konstatuar se projekti “Konservimi dhe ndërtimi i kompleksit memorial historik shtabi ZOD-it të UÇK-së dhe muzeut në Gllogjan – Faza III”, në vlerë 2 milionë e 314 mijë euro do të duhej të përfundonte më dhjetor 2024.
Është gjetur se për të njëjtin projekt ishte ekzekutuar pagesa në vlerë 74 mijë e 186 euro në tetor 2025, edhe pse nuk është ofruar dëshmi se kishte kontratë valide apo ndryshimet e kontratës bazë.
“Projekti Qendra multifunksionale në Podujevë në vlerë 954 mijë e 559 euro për kontratën e nënshkruar më punët sipas PMK dhe kontratës është dashur të përfundojnë për 26 muaj, mirëpo pas konfirmimit të siguruar nga menaxheri i kontratës në maj 2026 punët ende nuk kanë përfunduar”, shkruhet në Raport.
Aty zë vend edhe rasti i Shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë, e do të duhej të përfundohej më , mirëpo e njëjta me një vendim ishte shtyrë deri në janar 2026.
“Projekti ‘Ekspozita e përhershme në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – Lot 1” në vlerë 47 mijë eurosh, përfundimi i punëve sipas PMK do të duhej të ishte mars 2025, ndërsa kërkesa për zgjatje të afatit ishte bërë në dhjetor 2025.
Për të njëjtin projekt ishte ekzekutuar pagesa në vlerë 29 mijë e 500 euro në dhjetor 2025 vetëm duke u bazuar në kërkesën për zgjatje të afatit nga menaxheri i projektit”, shkruhet në Raport. Rast më vete është edhe kontrata për qytetin e Novobërdës në vlerë prej 212 mijë eurosh. Auditorët kanë gjetur se fillimi i punëve qe paraparë në janar 2025 dhe përfundimi pas gjashtë muajsh.
Është konstatuar se puna në kohën e auditimit nuk ishte sipas planit dinamik. MKT-ja është në hall me projektin më të madh restaurues që ka nisur në krejt historinë e vet. “Afati i paarritshëm” me restaurimin 7 milionë eurosh të Teatrit “Renovimi i Teatrit Kombëtar në vlerë 6 milionë e 994 mijë e 937 euro do të duhej të përfundonte në qershor 2026.
Gjatë ekzaminimit fizik në terren në prill 2026 është konstatuar se niveli aktual i realizimit të punimeve në Teatrin Kombëtar është nën planifikimin e paraparë. Duke marrë parasysh progresin e kufizuar të evidentuar, ekziston rreziku që përfundimi i punimeve brenda afateve të përcaktuara të jetë i paarritshëm”, shkruhet në Raport.
Sipas auditorëve, shkaku i kësaj gjendjeje lidhet me cilësinë e pamjaftueshme të projekteve ekzekutive, të cilat kanë kërkuar ndryshime dhe sqarime gjatë zbatimit, si dhe me menaxhim jo të mjaftueshëm të afateve të përcaktuara në dosjet e tenderit.
Auditorët kanë konstatuar se vonesat në realizimin e projekteve rezultojnë në rritjen e obligimeve kontraktuale, të cilat mund të krijojnë implikime buxhetore për vitet në vijim. Njëkohësisht, këto vonesa ndikojnë negativisht në arritjen e objektivave të përcaktuara të ministrisë.
I kanë rekomanduar Ministrisë që përmes zyrtarëve përgjegjës duhet të sigurojë një analizë gjithëpërfshirëse të projekteve të filluara dhe t’i identifikojë arsyet e vonesave të kontratave dhe marrjen e veprimeve për realizimin e tyre. Rezulton se Ministria e Kulturës është pajtuar edhe me këtë gjetje.
Raporti nxjerr në pah se buxheti final për investime kapitale i Ministrisë së Kulturës për vitin 2025 ishte 43 milionë e 958 mijë e 740 euro. Auditorët kanë konstatuar se prej tyre në vitin 2025 ishin shpenzuar 34 milionë e 870 mijë e 835 euro ose 79 për qind.
“Këto shpenzime lidhen kryesisht me investimet kapitale në infrastrukturë, duke përfshirë renovimin dhe restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore, ndërtimin dhe modernizimin e palestrave sportive, si dhe zhvillimin e qendrave kulturore dhe rinore.
Një fokus i veçantë i këtyre investimeve është përgatitja për Lojërat Mesdhetare, përmes përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe përfshirjes, në mënyrë që të përmbushen standardet ndërkombëtare dhe të sigurohet organizimi i suksesshëm i këtij eventi”, shkruhet në Raport.
Nga 82 milionë e 762 mijë euro sa kishte institucioni buxhet në total, del se më 2025 i ka shpenzuar 72 milionë e 509 mijë euro. Pos shpenzimeve kapitale MKRS-ja ka shpenzuar 7.3 milionë për paga dhe mëditje, 5 milionë për mallra dhe shërbime, 483 mijë euro për komunali dhe 17.1 milionë euro për subvencione dhe transfere.
KOHA ka kërkuar nga Ministria e Kulturës të komentojë gjetjet e auditorëve dhe të arsyetohet për ato me të cilat nuk pajtohet. Por MKRS-ja nuk është përgjigjur.
