Ministri Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për

0%

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në kuadër të Konferencës RIGES 2026, vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, duke e cilësuar këtë si projektin më të madh zhvillimor në historinë e sportit të vendit.

Gashani theksoi se Lojërat Mesdhetare nuk do të jenë vetëm një ngjarje sportive, por një katalizator për investime strategjike, ndërtimin e infrastrukturës moderne, fuqizimin e rinisë, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e diplomacisë sportive.

Sipas tij, organizimi i këtij eventi do ta vendosë Kosovën në hartën e ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare dhe do të dëshmojë se vendi është i gatshëm të organizojë aktivitete të standardeve më të larta. “Mesazhi ynë është i qartë: Kosova është e hapur për partneritete, ekspertizë, inovacion dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Suksesi i Lojërave Mesdhetare do të ndërtohet mbi besimin, miqësinë dhe bashkëpunimin me partnerët tanë” , ka deklaruar Gashani. Ai shtoi se rrugëtimi drejt vitit 2030 ka nisur tashmë dhe se synimi është të ndërtohet një trashëgimi e qëndrueshme për sportin, rininë dhe imazhin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Burimi: Bota Sot