Parlamenti Europian thirrje Serbisë: Tregoni përkushtim ndaj vlerave

0%

Parlamenti Europian (PE) i është drejtuar Serbisë se përparimi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian varet nga përkushtimi për vlerat e unionit, reformave në sundimin e ligjit dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Përmes një postimi në rrjetin X, PE ka shkruar se Serbia duhet të tregojë një angazhim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së.

“Përparimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është i mundur vetëm përmes reformave domethënëse në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet gjithashtu të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në shkrimin e PE. “Për më tepër, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për zgjidhjen e krizës së vazhdueshme politike në vend”, theksohet tutje.

Serbia ka marr zyrtarisht statusin e kandidatit për antarësim në BE në vitin 2012. Serbia must show real commitment to EU values. Progress towards EU membership is only possible with rule of law reforms and stronger democratic standards. Serbia must normalise relations with Kosovo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Free and fair elections are needed to solve the political crisis. pic.twitter.com/GC381mopGO — European Parliament (@Europarl_EN) July 12, 2026

Burimi: Kallxo