Messi dëshmon sërish se është i pakrahasueshëm

0%

Shpërndaje në: Me një tregolësh mahnitës në fitoren 3:0 të Argjentinës ndaj Algjerisë në Kupën e Botës, 38-vjeçari Lionel Messi justifikoi pohimin e trajnerit Lionel Scaloni se ai mbetet themelor për kampionen në fuqi të botës. 20 vjet pasi shënoi golin e parë në Kupë të Botës, tetë herë fituesi i Topit të Artë, shkroi tjetër kapitull në historinë e futbollit.

Ai u barazua me Miroslav Klosen si golashënuesit më të mirë në histori të Botërorëve. Të dy i kanë nga 16 gola. Messi luajti në Botërorin e gjashtë, që është rekord, e po ashtu luajti ndeshjen e 200-të ndërkombëtre. Dhe nuk kishte se si ta mbyllte më mirë.

Emri i Messit është thirrur ende pa nisur ndeshja, ndërsa ai u largua mes thirrjeve e duartrokitjeve të zjarrta të shikuesve pasionantë në stadium.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pos tre golave, dy prej të cilëve shumë të bukur, përpjekjet dhe intensiteti mbrojtës i Messit dëshmuan atë që superylli jep për ekipin argjentinas. “Është avantazh të kesh Leon, për shkak të mënyrës se si ai e menaxhon grupin dhe e çon atë përpara”, tha mesfushori Rodrigo De Paul, i cili asistoi në golin e parë. “Ai nuk i kushton vëmendje rekordeve individuale.

I jep përparësi ekipit dhe për ne kjo është e pabesueshme”. Performanca e Messit ofroi gjithashtu një kujtesë për qëndrueshmërin e tij. Ai arriti në Botëror pasi u rikuperua nga një tendosje muskulore. Dhe përnjëherë çdo shqetësim për gjendjen e tij fizike u shua. Deklarata e Scalonit se Messi tani është edhe më i rëndësishëm për Argjentinën, u vërtetua në fushën e lojës.

Superylli imponoi ritmin e tij në ndeshje, pavarësisht se kanë kaluar shumë vjet prej se ai kishte kulmin në futbollin evropian. “Nuk kam fjalë për Leon. Çka mund të them? Ai është i pabesueshëm. Ai e ka bërë këtë për 20 vjet. Të gjithë në futboll duan ta shikojnë e shijojnë atë”, ka thënë selektori Scaloni pas ndeshjes. Kjo pritet të jetë Kupa e fundit e Botës për Messin.

Dhe tifozët po e shijojnë çdo moment në fushë të tij. Mijëra tifozë argjentinas në stadiumin e Kansas Cityt u përkulën vazhdimisht në drejtim të Messit, përfshirë edhe momentin kur ai u zëvendësua nga Nico Paz në minutën e 80-të.

Burimi: Koha