Mësohet arsyeja pse qau Messi

0%

Shpërndaje në: Pasi pati ndeshje historike duke realizuar “hat-trick” në ndeshjen e parë për Argjentinën ndaj Algjerisë, Lionel Messi u duk shumë i emocionuar. Madje u pa edhe me lot në sy.

Faqja “Transfer News Live” ka shkruar të mërkurën mbrëma se arsyeja pse Messi qau, ishte keqësimi i gjendjes shëndetësore të babait të tij. “Lionel Messi po përballet me situatë të vështirë personale pasi gjendja shëndetësore e babait të tij është keqësuar këtë javë.

Ylli argjentinas u pa shumë i emocionuar pasi shënoi ndaj Algjerisë, ndërsa raportimet në Argjentinë tregojnë se shqetësimet e shëndetit të babait të tij janë përjetuar rëndë nga ai”, ka shkruar faqja që merret me lajme të futbollit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha