Merret vendimi për gjyqtarët e ndeshjes Argjentina – Egjipti

0%

Shpërndaje në: Jerome Brisard, gjyqtari francez i VAR-it që ishte në ndeshjen Argjentina – Egjipti, do të mbetet në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Gjyqtar kryesor i asaj ndeshjeje ishte francezi tjetër, Francois Letexier. Aktualisht, ankesa e Federatës së Futbollit e Egjiptit në FIFA për largimin e këtyre dy gjyqtarëve nga turneu i Kupës së Botës, nuk ka qenë e suksesshme.

Ndërkohë, gjashtë gjyqtarë tjerë që kanë qenë në dhomën e VAR-it në Dallas, janë larguar të enjten. Në mesin e tyre ishte edhe gjyqtari zviceran i UEFA-s, Vidai Sanz. Nga pozita janë larguar edhe gjyqtari nga Maroku, Hamza Al-Fariq, braziliani Rodolfo Tuski dhe meksikani Eric Miranda. Lista kompletohet nga kinezi Fu Ming dhe australiani Sean Evans, ka shkruar “Mundo Deportivo” të enjten.

Carlos del Cerro Grande nga Madridi do të vazhdojë në këtë rol. Argjentina e mposhti Egjiptin me rikthim spektakolar të rezultatit, pasi ishte duke humbur 2:0 dhe fitoi 3:2. Argjentina e siguroi çerekfinalen ku do të ballafaqohet me Zvicrën. Në ndeshjen Argjentina – Egjipti, pati shumë kritika ndaj gjyqtarëve. Shumë ishin të mendimit se gjyqtarët anuan nga Argjentina.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha