Diaz beson se maroku mund ta mposhtë Francë dhe ta fitojë Botërorin

0%

Brahim Diaz beson se Maroku ka cilësi për të konkurruar me Francën në çerekfinalen e Kupës së Botës dhe ka thënë se “Luanët e Atlasit” janë ndër skuadrat që mund ta fitojnë trofeun. Maroku përballet me Francën në stadiumin e Bostonit, në një përballje që sjell kujtime nga gjysmëfinalja e Botërorit 2022 në Katar, kur francezët fituan dhe u kualifikuan në finale.

Pavarësisht një rruge jo të lehtë në këtë turne, Maroku ka treguar karakter dhe forcë, duke kaluar fazat e mëparshme me rezultate të rëndësishme. Ekipi afrikan nisi Botërorin me një barazim 1:1 ndaj Brazilit, më pas mposhti Skocinë 1:0 dhe Haitin 4:2 në fazën e grupeve.

Në fazën me eliminim direkt, Maroku eliminoi Holandën pas penalltive, ndërsa në 1/8 e finales triumfoi bindshëm 3:0 ndaj Kanadasë. Diaz ka thënë se skuadra e tij ka besim përpara përballjes me Francën. “Po përballemi me një prej favoriteve, por jemi këtu sepse mund të konkurrojmë me Francën. Edhe ne jemi ndër pretendentët. Duam të fitojmë dhe do të japim gjithçka” , ka deklaruar ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mesfushori maroken ka theksuar se është gati të marrë përgjegjësi, sidomos pas mungesës së sulmuesit Ismael Saibari, i cili do të mungojë për shkak të lëndimit. “Gjithmonë e marr përgjegjësinë. Këto janë ndeshjet që çdo lojtar dëshiron t’i luajë. Ndihem i sigurt dhe e di se do të japim maksimumin”, ka thënë Diaz.

Edhe trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi, ka vlerësuar shpirtin luftarak të ekipit të tij, duke thënë se forca kryesore e skuadrës është bashkimi i lojtarëve. Franca dhe Maroku takohen sërish në një fazë vendimtare të Botërorit, me afrikanët që kërkojnë hakmarrje sportive pas eliminimit në gjysmëfinalen e Katarit 2022.

Burimi: Bota Sot