Mërgata dhe roli i saj në Kosovë

0%

Pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë është hapur një debat i gjerë politik dhe shoqëror mbi orientimin politik të vendit dhe ndikimin e votës së mërgatës në rezultatin zgjedhor. Vota e diasporës në zgjedhjet e fundit krijoi një raport disi ndryshe nga votuesi brenda Kosovës, gjë që ka nxitur diskutime dhe pikëpyetje të shumta.

Në zgjedhjet e fundit, për shkak të mungesës së një alternative bindëse, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve zgjodhi të mos votojë. Pjesëmarrja në votime ishte rreth 37%, afërsisht 10% më e ulët se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Kjo mund të interpretohet si shenjë e pakënaqësisë së qytetarëve me qeverisjen, por edhe e mungesë të besimit të opozitës, Si rezultat, elektorati tradicional mbështeti partitë që kishte votuar edhe më parë pa kurrfar kauze politike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qeverisja e partive të majta Sipas mendimit tim, në disa vende ku qeverisin partitë e majta është vërejtur mosknaqësi në zhvillimin ekonomik dhe dobësim i demokracisë.

Shembull protestat në Shqipëri që po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, ose protestat në Serbi kundër presidentit, si dhe zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, ku partitë shqiptare të majta janë pjesë e një koalicioni qeverisës me parti nacionaliste maqedonase, por as në Kosovë nuk po verehet një zhvillim çfar e kemi pritur.

Kam përshtypjen se partitë e majta, të mbështetura në retorikë populiste, po humbin gradualisht mbështetje në Evropë, një tendencë po reflektohet edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Në përceptimin tim, e majta ka një qasje kritike ndaj ekonomisë së tregut të lirë dhe ndaj disa politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është një vlerësim personal dhe mendoj se meriton debat serioz.

Për shembull, pas Marrëveshjes së Uashingtonit në shtator 2020, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti u rrëzua, ndërsa LDK pësoi një rënie të ndjeshme elektorale. Gjithashtu, kur marrëdhëniet ndërmjet Presidentes Vjosa Osmani dhe administratës amerikane arritën në nivel të mirë, ajo nuk mori mbështetjen e LVV për një mandat të dytë presidencial edhe pse ishte pjesë e organizatës LVV.

Shembull mund të merret edhe refuzimi i projektit për gazin e lëngshëm amerikan në Kosovë. Të gjitha këto me jepin përceptim se nuk i bëjne mirë vendit, kur dihet se pa SHBA ne nuk do të ishim këtu ku jemi tani. Megjithatë, ky mbetet një interpretim përsonal dhe jo një fakt i provuar.

Mërgata dhe vota e saj Një nga çështjet që më ngre më shumë pikëpyetje është rezultati i votimit të diasporës dhe zgjedhja si deputetë e disa kandidatëve që jetojnë jashtë Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje dhe vota e diasporës Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet me rreth 42% të votave në nivel vendi, ndërsa përfaqësues të saj kishin deklaruar më herët se prisnin 70–80% mbështetje nga mërgata.

Kjo ka ngritur pyetje se si mund të bëheshin parashikime kaq të sakta për rezultatin e votimit në diasporë, duke pasur parasysh se në sistem pluraliste një rezultati i till është i paparashikueshëm. Nga përvoja ime personale, në takime të ndryshme me bashkatdhetarë në mërgatë pata krijuar përshtypjen se mbështetja për LDK-në ishte më e madhe.

Ndryshe , kjo mbetet vetëm një përceptim përsonale dhe nuk mund të përgjithësohet për të gjithë diasporën. Votim tani është çertifiku, në një demokraci funksionale, çdo dyshim i arsyeshëm duhet të trajtohet me profesionalizëm, në mënyrë që të ruhet besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor.

Mërgata nuk duhet të jetë “fajtori i përhershëm” Më shqetëson fakti se në disa studio televizive dhe në debatin publik është krijuar një klimë gjithnjë e më kritike ndaj mërgatës. Nuk mund të them nëse kjo ndodh me vetëdije apo jo, por një retorikë e tillë është e dukshme dhe rrezikon të krijojë ndasi mes shqiptarëve.

Që nga paslufta, mërgata shpesh është etiketuar me terma nënçmues, ndërsa kohët e fundit, në disa raste, është paraqitur edhe si shkaktare e problemeve politike në vend. Edhe unë personalisht kam përjetuar situata të tilla. As idealizimi dhe as demonizimi i mërgatës nuk i shërbejnë interesit publik. Mërgata nuk duhet të kujtohet vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Problemet e saj mbetën të pazgjidhura edhe pas zgjedhjeve. Një ndër to është mungesa e organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, i cili dikur ishte. Po ashtu, nuk mund të konsiderohet ndihmë për mërgatën subvencionimi i kompanive ajrore nga buxheti i Kosovës apo politika të tjera siq ëdhtë ligji për shtetësi etj që, sipas kritikëve, nuk adresojnë nevojat reale të saj.

Debati demokratik për mërgatën duhet të zhvillohet mbi bazën e argumenteve dhe fakteve, jo mbi etiketime politike. Narrativa se vota e diasporës po e dëmton Kosovën duhet të mbështetet me prova konkrete. Në të kundërt, ajo vetëm sa thellon ndarjet artificiale mes qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe atyre që jetojnë jashtë saj.

Kontributi i mërgatës Mërgata shqiptare ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, në mbështetjen financiare të familjeve, në zhvillimin ekonomik dhe në afirmimin e shqiptarëve në vendet ku jetojnë.

Gjatë luftës në Kosovë, mijëra mërgimtarë kontribuan me mjete financiare, aktivitet diplomatik dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftë. Shumë prej tyre ranë dëshmorë. Emra si Agim Ramadani, Sali Çeku, Ahmet Krasniqi, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Rrustem Bruqi, Abeja, Sadri Ramqaj dhe shumë të tjerë mbeten pjesë e historisë së rezistencës shqiptare.

Edhe sot, mërgata vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm ekonomik, kulturor dhe profesional. Shqiptarët në diasporë drejtojnë biznese të suksesshme, kontribuojnë në shkencë, sport, kulturë dhe përfaqësojnë me dinjitet kombin shqiptar në shumë vende të botës. Hendeku që nuk duhet të thellohet Kam frikë se hendeku mes një pjese të opinionit publik dhe mërgatës po zgjerohet.

Mendoj se kjo ndarje është ushqyer ndër vite nga retorika politike dhe nga përpjekjet për t’i ndarë shqiptarët në “ne” dhe “ata”. Në vend që mërgata të shihet si një partnere strategjike e zhvillimit të Kosovës, ajo shpesh bëhet objekt akuzash politike sa herë që rezultatet zgjedhore nuk i përshtaten një pale të caktuar.

Përfundim Mërgata meriton respekt, trajtim të barabartë dhe përfaqësim dinjitoz. Debati për votën e diasporës duhet të zhvillohet mbi bazën e transparencës, fakteve dhe respektit për të drejtën demokratike të çdo qytetari. Kritika ndaj institucioneve është legjitime në demokraci, por ajo duhet të mbështetet në argumente dhe jo në etiketime.

Vetëm përmes dialogut, transparencës dhe përgjegjësisë politike mund të forcohet besimi i qytetarëve dhe të ndërtohet një Kosovë më e zhvilluar, më demokratike dhe më e bashkuar.

Burimi: Bota Sot