Kur vdes e mira e përgjithshme

0%

Nga: Yllka Maqedonci Shpërndaje në: Artistët, në të gjitha format e tyre, nuk i përkasin vetëm vetes. Ata bëhen pjesë e një hapësire të përbashkët mendimi, ndjeshmërie dhe përvoje. Ata e zgjerojnë atë që një shoqëri mund të kuptojë për veten e saj. Në një farë mënyre, ata janë kujtesa jonë emocionale dhe intelektuale.

Ata e mbajnë gjallë aftësinë tonë për të ndier më thellë, për të menduar më lirshëm dhe për të vënë në pikëpyetje atë që duket e vetëkuptueshme Kur personazhet publike “konsumohen” me shpejtësi dhe harrimi është bërë pothuajse refleks, ndjeshmëria ndaj vdekjes së një artisti shpesh keqkuptohet.

Pyetja vjen thuajse gjithmonë e njëjtë, me një lloj habie: “Pse mërzitesh kaq shumë kur vdes një artist? A e ke njohur? A e ke pasur familjar?” Kjo pyetje nuk arrin të shohë natyrën e vërtetë të marrëdhënies mes njeriut dhe artit. Sepse disa autorë, artistë apo krijues, sido t’i quajmë, nuk jetojnë në jetët tona thjesht si emra. Ata jetojnë si mënyra se si fillojmë ta kuptojmë botën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përgjigjen e kam menduar aq shumë, sa po shndërrohet në një artikull. Ka libra që të kapin, të mbërthejnë në një moment të caktuar të jetës dhe nuk të lënë më të njëjtë. Nuk e di saktësisht kur ndodh, por një ditë e kupton se mënyra si mendon, si dyshon, si e shikon veten dhe të tjerët, është formësuar nga fjalët e dikujt që ndoshta nuk e ke takuar kurrë.

Dikush që, megjithatë, ka qenë aty për ty përmes artit të vet. Ka qenë aty kur nuk ke pasur me kë të flasësh, por ke lexuar një faqe a një poezi dhe je ndjerë i kuptuar. Ka qenë aty kur nuk ke ditur si ta shpjegosh një ndjesi, por një fjali e tij apo e saj e ka bërë më të qartë.

Ka qenë aty kur bota të është dukur e rëndë dhe e pashpjegueshme, dhe papritur një tekst të ka dhënë gjuhën për ta përballuar. Edhe Shtojca për Kulturë 5 muaj më parë Letërsia në epokën e inteligjencës artificiale Dhe pastaj më pyesin pse më duket humbje kur ai njeri vdes. Si të mos jetë humbje?

Si të mos ndiesh një lloj zie të brendshme kur largohet dikush që ka marrë pjesë në ndërtimin e mënyrës sate të të menduarit? Ndoshta problemi është se e kemi reduktuar marrëdhënien me autorët dhe artistët në një marrëdhënie formale, si krijues dhe publik ose si tekst dhe lexues. Por, në të vërtetë, kjo marrëdhënie është shumë më intime se kaq.

Është një marrëdhënie ku, përmes gjuhës, imazhit apo tingullit, dikush ka hyrë në mendimet tona dhe ka qëndruar aty për vite të tëra, pa kërkuar asgjë në këmbim. Me kalimin e kohës, ky ndikim nuk mbetet më i jashtëm. Ai bëhet pjesë e mënyrës sonë të të perceptuarit dhe të të menduarit. Nuk është më vetëm ajo që kemi lexuar apo parë, është ajo që jemi bërë përmes atyre përvojave.

Kur vdes një artist, nuk humbet vetëm një jetë biologjike. Humbet mundësia që ai art të vazhdojë të flasë me një zë të ri, të hapë kënde të tjera të botës, të sfidojë, të qetësojë, të trazojë. Humbet një mënyrë e veçantë e të menduarit dhe e të ndjerit që nuk do të prodhohet më kurrë në të njëjtën formë. Në këtë pikë, çështja tejkalon përjetimin individual.

Ajo lidhet me atë që mund ta quajmë e mira e përgjithshme. Sepse artistët, në të gjitha format e tyre, nuk i përkasin vetëm vetes. Ata bëhen pjesë e një hapësire të përbashkët mendimi, ndjeshmërie dhe përvoje. Ata e zgjerojnë atë që një shoqëri mund të kuptojë për veten e saj. Në një farë mënyre, ata janë kujtesa jonë emocionale dhe intelektuale.

Ata e mbajnë gjallë aftësinë tonë për të ndier më thellë, për të menduar më lirshëm dhe për të vënë në pikëpyetje atë që duket e vetëkuptueshme. Ky ndikim nuk është gjithmonë i dukshëm menjëherë, por formëson ngadalë mënyrën se si një shoqëri e tërë e percepton botën.

Edhe Shtojca për Kulturë 10 muaj më parë Formula e pagëzimit: letërsia shqipe Madje, ndikimi i tyre shpesh vazhdon edhe përtej jetës së tyre. Ata hyjnë në bisedat tona pa e kuptuar, në mënyrën si edukojmë fëmijët, në mënyrën si dashurojmë, si protestojmë, si falim, si i japim kuptim humbjes. Arti nuk mbetet në libra, në skena apo në galeri. Ai përfundon në karakterin e njerëzve.

Prandaj, kur ata vdesin, unë nuk mërzitem si për një të njohur që e kam takuar. Mërzitem si për një prani që ka qenë e përfshirë në formimin tim të brendshëm. Dhe kjo nuk është sentimentalizëm. Është njohja e një fakti të thjeshtë, se ne nuk jemi të ndërtuar vetëm nga përvojat tona të drejtpërdrejta, por edhe nga fjalët, imazhet dhe mendimet që kemi pranuar brenda vetes.

Ndoshta kjo është ajo që të tjerët nuk e shohin. Unë shoh një pjesë të rrugës sime. Dhe për këtë arsye, kur dikush më thotë: “Pse je kaq e mërzitur?”, unë nuk kam nevojë ta justifikoj emocionin. Thjesht e di se disa humbje nuk janë publike. Janë të brendshme. Dhe janë po aq reale sa çdo humbje tjetër.

Sepse, në fund, e mira e përgjithshme nuk është një koncept abstrakt që i përket vetëm filozofisë. Ajo është diçka shumë konkrete, është mënyra se si disa njerëz, pa na njohur kurrë, na kanë ndihmuar të jetojmë më mirë me veten dhe me botën.

Ndoshta kjo është arsyeja pse shoqëritë maten jo vetëm nga ekonomia, teknologjia apo fuqia e tyre politike, por edhe nga mënyra se si i trajtojnë krijuesit. Një shoqëri që nuk kujdeset për artin, në të vërtetë nuk humbet vetëm artistët, humbet aftësinë për ta kuptuar më thellë veten. Sepse arti nuk është luks. Është një nga mënyrat përmes të cilave një komunitet ruan ndërgjegjen e vet.

Dhe kur ata largohen, ne nuk mbajmë zi vetëm për ta. Edhe Shtojca për Kulturë 1 muaj më parë Qytezat që të bëjnë të mendosh të kthehesh ndonjë ditë Mbajmë zi për versionin e vetes që ata na ndihmuan të ndërtojmë. Dhe ndoshta kjo është forma më e heshtur e mirënjohjes, ta kuptosh se një pjesë e asaj që je, është vepër e një artisti.

Burimi: Koha