​Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?

0%

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, po shihen si një mundësi historike për Kosovën që të prezantohet jo vetëm si organizatore, por edhe si pretendente për rezultate të rëndësishme sportive.

Krahas disiplinave tradicionale, federatat vendore po ndërtojnë strategji afatgjata edhe për sporte më të reja dhe në zhvillim, si padeli, ragbi dhe basketbolli 3×3, me synimin që deri në vitin 2030 të krijohen ekipet konkurruese që mund të përfaqësojnë denjësisht vendin në arenën mesdhetare.

Sekretari i Federatës së Padelit të Kosovës, Jusuf Kika, thotë për KosovaPress, se federata tashmë ka hartuar një plan të qartë zhvillimor me fokus të veçantë tek Lojërat Mesdhetare në Prishtinë, duke investuar në infrastrukturë, shkolla për fëmijë dhe zgjerimin e bazës së sportistëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kika: Padeli ka strategji të veçantë për Lojërat Mesdhetare 2030 “Ë shtë plani i veprimit i Federatës së Padelit të Kosovës qysh ka filluar më herët, plani i veprimit 2025-2030 me fokus të veçantë tek Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’. Ku ne si federatë e kemi një strategji, e kemi hartuar një të tillë në mënyrë që me i ngrit kapacitetet brenda vendit tonë.

Kjo gjë po shihet përmes rezultateve, siç është ngritja e kapaciteteve sportive, investime në qendra të reja të padelit, hapja e shkollave për fëmijë, e njëkohësisht edhe inkuadrimi i padelit në sporte, domethënë në kuadër të universiteteve sportive, kështu që po bëjmë një punë të mirë në mënyrë që me u promovuar padeli edhe targeti padyshim që të jenë tek gjeneratat që janë më të reja në mënyrë që me pas një përgatitje bukur afatgjatë kohore që me përfaqësuar Kosovën kur të jetë një ekip në 2030-ën në Prishtinë….

Jemi me fat që kemi edhe lojtarë që janë të përkushtuar në sportin e padelit që jetojnë edhe këtu në Prishtinë. Mirëpo po besoj që pjesa më e madhe e tyre, mos të them që janë të një moshe ose që janë konvertuar nga një sport tjetër në sportin e padelit, mirëpo ne po bëjmë hulumtimin që me pas lojtarë të cilët fillojnë gradualisht prej grupmoshave më të reja, me pas atë brumin ta quaj kështu të padelit, edhe me kaluar në nivelin profesional shumë më leht ë”, tha Kika Ndërkohë, Federata e Ragbit po pret vendimin përfundimtar që ky sport të përfshihet në programin e Lojërave Mesdhetare, derisa ka nisur tashmë përgatitjet me grupmoshat e reja duke synuar që ragbi të jetë një nga sportet atraktive të edicionit të vitit 2030.

Rexhepi: Po presim konfirmimin që Ragbi të jetë pjesë e Lojërave Mesdhetare “ Si federatë jemi duke bërë çmos që ragbi të jetë pjesë e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’. Çka po presim tash është vetëm një konfirmim nga Komiteti i Lojërave Mesdhetare. Ata marrin vendim. Ne e kemi kryer pjesën tonë po shpresojmë që ka me qenë ragbi në Lojërat Mesdhetare.

Unë jam i bindur që po, për shkak se ne veçse kemi filluar angazhimet e rinisë sepse ne mendojmë që rinia ka me qenë pjesë e Lojërave Mesdhetare. Moshatarët 17-18 vjeç, që me u bë gati për Lojëra Mesdhetare. Ne veçse kemi filluar me kampe dhe jemi duke kërkuar kampe jashtë Kosovës, ku mundemi me investu në këtë rini.

Shpresoj që po edhe ka me qenë diçka atraktive, pasi që siç e dimë, futbolli nuk ka me qenë pjesë e Lojërave Mesdhetare. Futsalli po, po i bie që nuk ka me pas asnjë garë në fushë të gjelbër. Dhe ragbi do ta zëvendësojë këtë sport pasi që po investohet masivisht në fushat e futbollit, pse mos të jetë ragbi një sport në Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030” , bëri të ditur Rexhepi.

Edhe basketbolli 3×3 po konsiderohet si një prej projekteve më të rëndësishme sportive në prag të Lojërave Mesdhetare, me Federatën e Basketbollit të Kosovës që ka nisur identifikimin e lojtarëve dhe trajnerëve për të ndërtuar një ekip konkurrues që do të synojë medalje në Prishtinë.

Dushku: Basketbollin 3×3 do jetë prej sporteve më kryesore në ‘Prishtina 2030’ “ Këtë vit i kemi ripërtërirë ekipet në të dyja konkurrencat dhe jemi duke menduar në mënyrë më strategjike për basketbollin 3×3, duke pasur parasysh që në Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ ka me qenë një prej sporteve më kryesore.

Kështu që kemi filluar me ripërtëri ekipet derisa të gjejmë modulin më të mirë të mundshëm për me kriju një ekip, dhe më pas kemi me investu katër vitet e ardhshme që ajo ekip të paraqitet edhe të synojë njërën prej medaljeve në Prishtina 2030… Federata e Basketbollit i ka punësuar dy trajnerë në zyrat e Federatës së Basketbollit.

Bëhet fjalë për dy trajnerët e Përfaqësueses A, edhe te meshkujt edhe te femrat, Bujar Loci e Fidan Klokoqi, edhe së bashku me ta edhe me kryetarin e shoqatës së trajnerëve, Albert Sylejmani, jemi duke punuar në atë drejtim që me i identifiku edhe trajnerët, edhe lojtarët, edhe lojtaret në 3×3, në mënyrë që ata që janë të duhurit t’i investojmë për katër vjet për paraqitjen në Prishtina 2030.

Por në të njëjtën kohë, kjo, duke filluar prej Taranto 2026 Lojërat Mesdhetare, është një mundësi, FIBA e ka hapur një mundësi që shtetet që fitojnë në Lojërat Mesdhetare me pasë më lehtë qasjen në Lojërat Olimpike ”, deklaroi Dushku.

Përfaqësuesit e këtyre federatave vlerësojnë se investimi në gjeneratat e reja, rritja e infrastrukturës sportive dhe planifikimi afatgjatë janë elementët kyç që Kosova të ketë jo vetëm pjesëmarrje masive, por edhe rezultate konkrete në sportet që po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në prag të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Burimi: Bota Sot