Shpërndaje në: Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka njoftuar se më 5 korrik nga ora do të mbahet protestë në Kroaci për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në konferencën për media të mbajtur të hënën, Gucati ka thënë se protesta do të mbahet në Zarë me moton “Liri për Çlirimtarët”.
“Ne e dimë që jemi në fund të procesit në Hagë ku shpresojmë që më 20 korrik do të jetë një favorizim i joni apo do të jetë në favorin tonë gjithë ajo punë që është bërë nga mbrojta dhe nga ne. Ne do ta mbajmë një protestë ditë e diel më 5 korrik në ora të organizuar nga shqiptarët në Kroaci dhe nga kroatët”, ka thënë ai. Gucati u ka bërë thirrje mërgatës që t’i bashkohen kësaj proteste.
“Protesta do të mbahet në Park në Zarë ku unë shpresoj se aty do të marrin pjesë edhe arbëreshët se janë dy lagje arbëreshe me vite e vite që jetojnë në Zarë ku është edhe kërkese e tyre që kanë kërkuar edhe ata ta mbajnë një protestë për çlirimtarët tonë”, ka shtuar Gucati. Ai tha se shpreson se kjo do të jetë protesta e fundit, me besimin se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen në Kosovë.
