Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Zvicër – Kolumbi

0%

Shpërndaje në: Ka përfunduar baras, 0:0, pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Zvicrës dhe Kolumbisë. Takimi i fundit i një të tetës së finales të Kupës së Botës është duke u zhvilluar në Vancouver. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa ndonjë rast të mirë për gol. Te Zvicra po paraqiten dy shqiptarët, kapiteni Granit Xhaka dhe mesfushori tjetër Ardon Jashari.

Fituesi i këtij dueli do të takohet me kampionen në fuqi, Argjentinën, e udhëhequr nga Lionel Messi. Argjentina fitoi me përmbysje të rezultatit ndaj Egjiptit. Ishte duke humbur 2:0, por ktheu rezultatin në favorin e saj duke fituar 3:2.

Burimi: Koha