Mbrojtësi i Kepit të Gjelbër shënon golin më të bukur të Botërorit,

0%

Shpërndaje në: Një nga golat më spektakolarë të kësaj Kupe të Botës u shënua në ndeshjen e 1/8 së finales mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër. Autor i supergolit nuk ishte as Lionel Messi dhe as ndonjë prej yjeve të Argjentinës, por mbrojtësi i Kepit të Gjelbër, Sidny Lopes Cabral.

Në minutën e 103-të të vazhdimeve, 23-vjeçari mori topin pranë flamurit të këndit në krahun e majtë, kaloi me mjeshtëri Alexis Mac Allister dhe, pasi iu afrua Nahuel Molinas, goditi me të djathtën nga skaji i zonës. Topi përfundoi në këndin e sipërm të portës së Emiliano Martinezit, i cili u hodh pa mundur ta ndalë goditjen spektakolare derisa rezultati u barazua 2:2.

Pas golit, Cabral mbeti me duart në kokë, i habitur edhe vetë nga kryevepra që sapo kishte realizuar. Sidny Lopes Cabral ka lindur në Rotterdam të Holandës dhe vetëm tri ditë më parë u transferua te Trabzonspor nga Benfica për 7 milionë euro. Ai ka zhvilluar 14 ndeshje me Kepin Gjelbër dhe, ndonëse luan në mbrojtje, ky ishte goli i tij i katërt me fanellën e përfaqësueses.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, supergoli i tij nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin. Kepi i Gjelbër u mposht nga Argjentina me rezultat 3:2 pas vazhdimeve dhe i dha fund aventurës së tij në Kupën e Botës. Golat dhe rastet nga ndeshja

Burimi: Koha