Mblidhet PDK-ja pas ftesës së Kurtit për takim

0%

Shpërndaje në: Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë e saj në një takim nga ora . Njoftimi për takim është bërë pasi u bë publike ftesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për krerët e partive politike, në ditën kur ka nisur rrjedhja e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Mbledhjen e kryesisë e kanë konfirmuar për KOHËN nga PDK-ja. Sot (e enjte) ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Deputetët e rinj kanë kohë për ta konstituuar legjislaturën e njëmbëdhjetë të Kuvendit deri më 7 gusht. Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.

E për presidentin duhen 80 vota, e që nënkupton se nevojitet edhe pjesëmarrja e PDK-së ose LDK-së. Presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga konstituimi i Kuvendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha