Kryesia e LDK-së shpreh mbështetjen e plotë për kryetarin Abdixhiku

0%

Në një deklarim zyrtar, Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se rezultati zgjedhor i LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 nuk përmbush pritjet dhe synimet. E për këtë Kryesia ka thënë se përgjegjësia për të vazhduar punën dhe për të adresuar mangësitë u takon të gjitha niveleve drejtuese të LDK-së.

Në komunikatën për media thuhet se Kryesia Qendrore “shpreh mbështetjen e plotë për Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në ushtrimin e mandatit për udhëheqjen e proceseve politike e organizative të partisë; si dhe procesin e formimit të institucioneve të Republikës nëpërmjet diskutimeve me partitë e tjera parlamentare”. “Zgjedhjet e brendshme të LDK-së mbahen në afat të rregullt.

Çdo çështje duhet të trajtohet në respekt të plotë të institucioneve partiake dhe të vullnetit të lirë të anëtarësisë. Kryesia Qendrore riafirmon se vendimmarrja demokratike dhe respektimi i shumicës mbeten parime të panegociueshme të organizimit tonë politik”- thuhet në komunikatën për media.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vlerësuar angazhimin e strukturave, kandidatëve, aktivistëve dhe të gjithë anëtarësisë së LDK-së gjatë procesit zgjedhor. “Rritja e shënuar në një periudhë relativisht të shkurtër vlerësohet nga Kryesia e LDK-së.

Njëkohësisht, Kryesia kërkon zhvillimin e analizave të thella në të gjitha nivelet, me qëllim të evidentimit të hapësirave për përmirësim dhe forcimit të mëtejmë të organizimit dhe veprimit politik”- vazhdon komunikata. Sipas rezultateve të certifikuara Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të sigurojë 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës, apo partia e tretë sipas renditjes.

Burimi: Kallxo