Mbappe: Messi do të shënojë më shumë, unë e dua trofeun

0%

Shpërndaje në: Kylian Mbappe do të jetë rival i madh i Lionel Messit për çmimin e golashënuesit më të mirë në Kupën e Botës. Por francezi është më shumë i fiksuar për ngritjen e trofeut të kampionit të botës më 19 korrik, sesa të bëhet golashënuesi më i mirë. 27-vjeçari shënoi dy gola, ndërsa “Les Bleus” fituan 3:0 ndaj Suedisë në 1/16 e finales së Botërorit.

Mbappe tani është vetëm një gol larg rekordit të Messit prej 19 shënimeve në Kampionate Botërore. Në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë të dy i kanë nga gjashtë gola aktualisht.

“Mendoj se qëllimi është të shkojmë sa më larg të jetë e mundur, përkatësisht të arrijmë në finalen e 19 korrikut dhe të kthehemi këtu”, ka thënë Mbappe. 18 golat e Mbappes janë shënuar në vetëm 18 ndeshje në Kupë të Botës. “Po përpiqemi të fitojmë, po ecim hap pas hapi. Sigurisht, sa më shumë gola të shënosh, aq më lart ngjitesh në renditje. Nuk po them asgjë të re këtu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por jam gjithashtu i bindur se Leo do të shënojë më shumë gola, kështu që nuk përqendrohem shumë në këtë. Jam më i fokusuar te kundërshtarët me të cilët mund të përballemi dhe në atë se sa afër po i afrohemi qëllimit tonë – finales”, ka theksuar superylli francez. Argjentina e Messit luan me Kepin e Gjelbër në 1/16 e finales, të premten.

Franca do të përballet me Paraguain për një vend në çerekfinale. Nëse kalon Paraguain, përfaqësuesja franceze do të ketë punë me Kanadanë apo Marokun. Paraguai kishte qasje plotësisht mbrojtëse ndaj Gjermanisë, por e eliminoi katër herë kampionen e botës. Dhe të shtunën në Filadelfi, Paraguai me shumë gjasa do të ketë qasje të njëjtë ndaj Francës.

Te Franca nuk marrin asgjë të garantur dhe të bëjnë punën e tyre, ka theksuar Mbappe. “Mendoj se do të vazhdojmë të punojmë deri në ndeshjen ndaj Paraguait, për të parë se çka mund të përmirësojmë. Ka ende disa gjëra që nuk janë mjaft të qarta. Ka vend për përmirësim”, ka thënë Mbappe. Ai megjithatë vlerëson paraqitjet e Francës dhe aftësinë për të shënuar gola.

Te Franca po shkëlqejnë edhe lojtarët e tjerë si Ousmane Dembele, Michael Olise dhe shumë të tjerë. Edhe selektori i Francës, Didier Deschamps, ka thënë se ka hapësirë për përmirësim të mëtejmë. “Jam shumë krenar. Ne jemi në mision. Për ekipet tjera ky raund ishte i vështirë. Nuk po them që për ne ishte lehtë, por kemi mundur të jemi më klinikë në pjesën e parë.

Paraguai nuk është këtu rastësisht. Është ekip tipik nga Amerika e Jugut dhe ka lojtarë të mirë. Do të kemi kohë për të analizuar Paraguain, por fillimisht do të shijojmë momentin”, ka thënë Deschamps.

Burimi: Koha