Kylian Mbappe ka reaguar publikisht ndaj senatores paraguajane Celeste Amarilla, pas deklaratave të saj të cilësuara si raciste në vazhdën e ndeshjes Francë – Paraguai në 1/16 e finales së Kupës së Botës. Në një deklaratë të shpërndarë pas ndeshjes, sulmuesi francez u shpreh me tone të forta, duke e dënuar ashpër gjuhën e përdorur ndaj tij dhe sjelljen e zyrtares paraguajane.
“Zonja Celeste Amarilla, ju jeni një grua e neveritshme dhe e padenjë për pozitën që mbani. Ju nuk përfaqësoni Paraguajin, një vend që gjatë këtij turneu ka treguar pasion dhe nder”, thuhet në deklaratë.
Mbappe shton se, sipas tij, komentet e saj raciste kanë dëmtuar imazhin e vendit dhe kanë zhvendosur vëmendjen nga paraqitja e mirë e ekipit kombëtar paraguajan në turne. 🗣️🇫🇷 Kylian Mbappé issued a highly critical statement regarding Paraguayan Senator Celeste Amarilla, who had subjected him to a racist attack. “Dear Ms.
Celeste Amarilla, You are a disgusting woman and unworthy of your position. You do not represent Paraguay; this country… pic.twitter.com/TWfV2jMv3w — Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) July 6, 2026 “Përmes papërgjegjshmërisë dhe racizmit tuaj të hapur, bota tashmë ka harruar rrugëtimin historik të lojtarëve tuaj, duke u përqendruar te një person i paaftë që i jep imazhin më të keq të mundshëm vendit të saj”, vijon deklarata.
Në fund, Mbappe thekson se nuk do të tolerojë përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe racizmit në futboll dhe më gjerë në shoqëri. “Unë nuk do t’i lejoj kurrë njerëzit si ajo të përhapin urrejtje dhe racizëm në botë”, përfundon reagimi i tij.
