“Stop gjakderdhjes”: Protestohet në Podujevë pas plagosjes së

0%

Shoqata “Roja e Kohës” ka organizuar këtë të hënë një protestë në sheshin e Podujevës, pas incidentit të fundit me të shtëna armësh në qytet, ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre edhe një kalimtar i rastit. Disa qytetarë iu bashkuan protestës për të shprehur shqetësimin lidhur me rritjen e rasteve të dhunës dhe përdorimit të armëve në hapësira publike.

Organizatorët bënë thirrje për angazhim të përbashkët të institucioneve dhe shoqërisë në parandalimin e ngjarjeve të tilla, duke kërkuar masa konkrete për garantimin e sigurisë. “Bashkërisht të punojmë dhe veprojmë që të mos ndodh që gjakderdhja të ndodh në rrugët dhe as në familjet tona. Prandaj, stop dhunës, stop gjakderdhjes, stop vrasjeve në Kosovë”, u tha gjatë protestës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com