Mbappe dhe Hakimi do të përballen për një biletë në gjysmëfinale

0%

Kylian Mbappe dhe Ashraf Hakimi janë shokë të ngushtë që nga koha që luajtën së bashku për PSG-në. Edhe pse tashmë, francezi luan për Realin dhe marokeni vijon karrierën te parizienët, dyshja është e pandarë edhe jashtë fushave.

Ata e kanë treguar shpeshherë lidhjen e fortë që kanë me njëri-tjetrin, madje Mbape u shfaq disa herë për të mbështetur Hakimin gjatë ndeshjeve të Kupës së Afrikës. Pavarësisht miqësisë që kanë së bashku, më 9 korrik ata do të jenë rivalë, teksa Franca dhe Maroku do të luajnë për një biletë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.

Burimi: Bota Sot