Vllaznia përballet sot me Malishevën në sfidën e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës. Takimi në stadiumin “Loro Boriçi” do të nisë prej orës . Trajneri Edi Martini duhet të përballet me situatën e pazakontë. Në dispozicion janë 18 lojtarë gjithsej ku stoli përbëhet vetëm nga lojtarët e moshave.
Ensar Tafili mungon për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar. Martini ka ndarë mendjen për formacionin zyrtar. Po ashtu dhe trajneri Brdariç në anën tjetër te Malisheva. Bie në sy se stoli ka lojtarë nën 18 vjeç. Musta dhe Toma ndërkohë janë debutimet e vetme.
FORMACIONET ZYRTARE VLLAZNIA: Jukaj; Gurishta, Çelikoviç, Pusi, Musta, Qato, Dros, Murataj, Ara, Balaj, Toma Trajner: Edi Martini MALISHEVA: Avdyli; Skovgard, D. Kryeziu, Vitija; Veliu, Ferati, Nafiu, Pira, Xhylani, Ibishi, Uka
