Maradona e kishte parashikuar çfarë do të ndodhte në këtë Botëror

0%

Shpërndaje në: Njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, Diego Maradona, kishte bërë një parashikim shumë kohë më parë për Botërorin që aktualisht po zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Maradona që vdiq në nëntor të vitit 2020, në moshën 60-vjeçare, kishte thënë në vitin 2018 se organizatorët e këtij turneu dëshirojnë t’i prezantojnë katër pjesë në ndeshje, për qëllime reklamimi. Maradona duket se ka pasur të drejtë tetë vjet më vonë, ka shkruar “Index.hr” të enjten. Maradona kishte parashikuar se interesi komercial do të ishte më i fuqishëm se shpirti sportiv.

“Nuk më pëlqen, atje nuk ka pasion. Kanadezët do të jenë skitarë të mirë dhe amerikanët duan katër pjesë nga 25 minuta, për reklama. Në fund, ndeshjet do të zgjasin nga 100 minuta”, kishte thënë Diego duke qeshur. Në Kupën e Botës brenda pjesës së parë dhe të dytës, ka një pushim prej tre minutash që u lejon lojtarëve pushim për t’u freskuar, shkaku i temperaturave të larta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo është parë si mundësi e përkryer për reklama në televizione. A previsão de Maradona em 2018, no dia em que a FIFA anunciou que a Copa do Mundo de 2026 seria nos EUA, México e Canadá: “Eles vão fazer 4 quartos do jogo em vez de dois tempos para colocar comerciais, vocês vão ver” pic.twitter.com/Q8O0UyED7p — Pragmatismo Politico (@Pragmatismo_) July 1, 2026

Burimi: Koha