Uruguai dhe Manchester United janë në pritje të lajmeve për gjendjen e Manuel Ugartes, pasi mesfushori pësoi një lëndim shqetësues gjatë përballjes së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës. Mesfushori uruguaian u rrëzua në fushë duke shfaqur dhimbje të mëdha, ndërsa stafi mjekësor hyri menjëherë në fushë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme.
Pas disa minutash trajtim, Ugarte u pa i paaftë për të vazhduar ndeshjen dhe u largua nga fusha me barelë, pasi nuk ishte në gjendje të ecte vetë. 🚨🇺🇾 Knee injury for Manuel Ugarte, forced to leave the pitch during the game against Spain. pic.twitter.com/SDKur5kER2 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 27, 2026 Pamjet shqetësuese shkaktuan menjëherë reagime dhe frikë te tifozët uruguaianë dhe ata të Manchester United, ndërsa shkalla e saktë e lëndimit ende nuk është bërë e ditur.
Uruguai tani pret me ankth rezultatet e ekzaminimeve mjekësore, me shpresën se një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës ka shmangur një lëndim serioz dhe një mungesë afatgjatë. Lëndimi i Ugartes mund të përbëjë një goditje të madhe për përfaqësuesen uruguaiane në fazën eliminatore të Botërorit, duke pasur parasysh rolin e tij kyç në mesfushë dhe rëndësinë që ka në balancën e ekipit.
