Maldini e nis vrullshëm

0%

Rindërtimi i ri i Italisë pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror nis nga Paolo Maldini dhe Leonardo. I pari do të jetë Drejtor Teknik, i dyti këshilltari i tij. Detyra e parë e dyshes është të gjejnë trajnerin e ri të “Axurrëve”. Deri tani janë përmendur vazhdimisht dy emra: Roberto Mancini dhe Antonio Conte. Megjithatë, Maldini ka një plan tjetër në mendje.

Ish-mbrojtësi kërkon të sjellë Pep Guardiolën në krye të “Axurrëve”. Spanjolli u largua nga Manchester City, pas plot 10 vitesh dhe për momentin është i lirë. Sipas La Gazzetta dello Sport, të bindësh Guardiolën nuk është aq e lehtë. Së pari, problem kryesor është rroga e spanjollit, pak e vështirë për t’u përballuar në këto kushte nga Federata Italiane.

Por, duke qenë se vetë Guardiola ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të drejtuar një ekip kombëtar, ky mund të jetë momenti i duhur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot