Luan Krasniqi i drejtohet me disa fjalë nipin të tij

0%

Legjenda e boksit, Luan Krasniqi, ka uruar nipin e tij, Ardian Krasniqin, për titullin e kampionit evropian në boksin profesionist. Luan Krasniqi e ka komplimentuar nipin e tij për suksesin e madh. “Urime për fitoren tënde, i dashur Ardian! Dje pate një performancë të shkëlqyer dhe u bëre Kampion Evropian – një titull që e meriton plotësisht.

Jam krenar për ty dhe të uroj sinqerisht shumë vite të tjera të suksesshme dhe pa lëndime në këtë sport” , ka shkruar Luan Krasniqi në profilin e tij në facebook.

Burimi: Bota Sot