Shpërndaje në: Anglia ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas fitores 2:1 ndaj Norvegjisë. Dy golat e Jude Bellinghamit ishin vendimtarë në fitoren e Anglisë. Vazhdimi në turne u sjell lojtarëve përftime financiare, pasi ata marrin bonus për çdo ndeshje që luajnë për Anglinë.
“Megjithatë, që nga viti 2007, lojtarët kanë zgjedhur të dhurojnë 100 % bonuset e tyre për ‘Fondacionin e Futbollistëve të Anglisë’, i cili i përdor fondet për kauza bamirësie”, raporton “Mundo Deportivo” të hënën. 19 vjet nga tradita e nisur nga futbollistët si David Beckham, Gary Neville, Steven Gerrard dhe John Terry, ajo mbetet e fortë dhe çdo gjeneratë e ka vazhduar.
Është mësuar se lojtarët anglezë kanë dhuruar gati 20 milionë euro për bamirësi gjatë viteve. Edhe Botërori 2026 4 j. më parë Lojtarët e Anglisë gjejnë strehim pas paralajmërimit për tornado Vlera e bonusit për lojtarët e Anglisë është afërsisht 2.400 euro për ndeshje. Megjithatë, në Angli, të luash për vendin konsiderohet nder e jo përfitim.
Dhe kjo i shtyu lojtarët të marrin vendimin për t’i dhuruar për bamirësi bonuset e tyre.
