Lloshi: Të jemi krenarë për shqiptarët që luajnë tek Zvicra

0%

Këngëtari Erik Lloshi, i ftuar në emisionin Kampionët e Botës komentoi performancën e Zvicrës në këtë Botëror. Lloshi tha se duhet të jemi krenarë me shqiptarët që luajnë tek Zvicra. Sipas tij, ka pak Shqipëri tek ekipi zviceran e kjo duhet të na bëjë të ndihemi mirë, e pse jo, të bëjmë edhe tifo. Një mendim për Zvicrën e dhanë edhe të ftuarit e tjerë të ftuar në studio.

Erik Lloshi: Duhet të jemi krenarë që me Zvicrën luajnë shqiptarë. Duke qenë se nuk luan Shqipëria, besoj se mund të bëhemi me këtë ekip, sepse aty ka pak Shqipëri. Kastriot Çaush i: Zvicra bëri një provë tepër të mirë me një skuadër amerikano-latine, sepse përballoi mirë Kolumbinë. Zvicra ka lojtarë të mirë rezervë, që mund t’i hedhë në çdo moment në fushë.

Besoj se do të bëjë mirë dhe me Argjentinën. Skënder Gega: X haka për shembull e kishte një krizë dhe shkoi tek Arsenali e tregoi veten se kush është. Varet sa përshtatesh me një skuadër. Futbolli i tillë është që ndonjëherë ngec edhe për shkak të trajnerit, edhe nga situata në klub. Por shpresoj që Zvicra të bëjë më të mirën ndaj Argjentinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot