​Liverpooli synon transferimin e 21-vjeçarit

0%

Liverpooli e ka identifikuar sulmuesin e krahut të Brighton & Hove Albion, Yankuba Minteh, si një alternativë ndaj Yan Diomande, i cili syon t’i bashkohet Paris Saint-Germain këtë verë. “Reds” po eksplorojnë tregun për një sulmues të krahut të djathtë për të kompensuar largimin e Mohamed Salah si transferim i lirë këtë verë.

Ish-lojtari i Newcastle United ishte një titullar i vazhdueshëm për Brighton në Premier Ligë sezonin e kaluar, ku edhe pati momente të shkëlqyera me driblimin dhe shpejtësin e tij, por arriti të kontribuonte vetëm me shtatë gola gjatë sezonit. Liverpooli thuhet se ka ndarë 40 milionë funte për 21-vjeçarin ndërkombëtar të Gambisë.

Burimi: Bota Sot