Katër ankesa janë dorëzuar në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026.
Pos dy ankesave të dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu për parregullësi në vota, që u dorëzuan para orës më , një ankesë e ka dërguar edhe Lista Serbe dhe dy i ka dërguar partia Nova Demokratska Stranka (NDS). Të gjitha janë me arsyetimin se ka parregullsi me vota. Kështu figurojnë në ueb-faqen e PZAP-së.
Këto ankesa e shtyjnë procesin e certifikimit të zgjedhjeve. Pas PZAP-së, procesin mund ta shtyjë edhe mëtej edhe dërgimi i lëndëve instacën e radhës, në Gjykatën Supreme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të shtunën, më rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, duke siguruar 53 mandate në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave dhe do të përfaqësohet me 22 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, që përkthehen në 18 ulëse.
Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave, duke siguruar nëntë ulëse në Kuvend.
KQZ ka bërë të ditur se, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda afatit ligjor prej 48 orësh. Rezultatet e detajuara mund t’i lexoni KËTU .
Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në seancën e fundit, e cila kishte nisur më 27 prill dhe përfundoi më 28 prill, nuk pati kuorum për votim.
