Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), më , ka njoftuar se është vlerësuar me mirënjohjen “Highly Commended”, në Reuters Global Energy Transition Awards 2026, gjatë një ceremonie të mbajtur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit të KEDS-it, kompania u vlerësua në konkurrencë me kompani të njohura të sektorit energjetik nga vende të ndryshme të botës. KEDS ka bërë të ditur se ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit të saj ndaj inovacionit, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të një rrjeti energjetik më të besueshëm dhe më të qëndrueshëm për Kosovën.
“Ky sukses i dedikohet çdo anëtari të ekipit të KEDS dhe të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për të ndërtuar të ardhmen energjetike të Kosovës.” – thuhet në njoftimin e KEDS. KEDS poashtu thekson se ky vlerësim në arenën globale përbën motivim për të vazhduar avancimin e projekteve dhe investimeve në sektorin e energjisë.
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS), pronë e kompanive turke Çalik Holding dhe Limak, ka nisur operimet më . Në bazë të licencave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës, thuhet në ueb-faqen e kësaj kompanie.
