Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë koorigjimi në reklamën e Air Serbia, në të cilën Republika e Kosovës ishte paraqitur si pjesë e Serbisë. Ai vlerësoi reagimin qytetar dhe diplomatik. Postimi i plotë: Lajm i jashtëzakonshëm!
Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Munich Airport ka korrigjuar paraqitjen e gabuar në reklamën e saj të fluturimeve të Air Serbia, ku Republika e Kosovës ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë. Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete.
Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected] , duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen. Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!
