“Ky është turp”, KRM “Pastrimi” reagon pas grumbullimit të mbeturinave te Qafa

0%

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike, por t’i depozitojnë ato në kontejnerë. Sipas kompanisë, një sasi e konsiderueshme mbeturinash është larguar nga rruga “UÇK”, në lagjen Qafa në Prishtinë, ndonëse kontejnerët ndodheshin vetëm pak metra larg.

“Ju lusim qytetarë, mos i hidhni mbeturinat në hapësira publike. Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerë, jo në rrugë apo hapësira të përbashkëta. Gjithë këto mbeturina janë larguar nga rruga ‘UÇK’ te Qafa. Kontejnerët janë veç disa hapa më larg. Ky është turp”, thuhet në reagimin e KRM “Pastrimi”.

Kompania u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit duke përdorur kontejnerët dhe duke shmangur hedhjen e mbeturinave në vende të papërshtatshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi